JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja në pyll e Bledar Dedjes, arrestohet autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ITALI- Pas më shumë se një muaj hetimesh për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja është vënë në pranga një 17-vjeçar. Shqiptari u gjet i vdekur në një pyll në Treviso me disa plagë në trup dhe i zhveshur. 17-vjeçari i mitur i arrestuar mësohet se është italian dhe banues në Pieve del Grappa, me prejardhje të paditur familjare. Arrestimi ka ndodhur orët e fundit në provincën e Trevisos.

Hetuesit, duke pasur parasysh edhe moshën e të dyshuarit, ruajnë konfidencialitetin më të rreptë për çështjen që po shqyrtohet tani nga Prokuroria për të Mitur të Venecias. Prezencën e 17-vjeçarit në vendngjarje, policia mund ta ketë konfirmuar edhe nëpërmjet hetimeve të kryera nga Parma Ris në makinë dhe mbi të gjitha nga gjurmët e gishtave. Dedja u gjet i masakruar në pyll dhe gjysmë i zhveshur. Hetuesit dyshojnë se ai mund të këtë pasur lidhje homoseksuale dhe se është një krim pasioni. Mediat e huaja raportojnë se viktima bënte një jetë të dyfishtë dhe se ai përdorte shumë programet e takimeve.

Mësohet se gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën. Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund. Hetuesit janë fokusuar në rrethin e njohjeve të kopshtarit shqiptar, po shqyrtojnë bizneset e tij, profilet në rrjetet sociale, tabulatet e telefonit por edhe klubet ​​që ai frekuentonte.

Karabinierët kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit e viktimës. Për të zgjidhur misterin, hetuesit kanë bërë kqyrjen kamerat e sigurisë të cilat po ekzaminohen. Hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale. Pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër për çështje nderi.

Scroll to Top