JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e babait nga fëmijët, priten arrestime

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Durrësit po vazhdon hetimet me intensitet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 shkurt, duke pritur arrestime të tjera në lidhje me vrasjen e Pellumb Metës.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se ka dyshime të forta se bashkëshortja e Pellumb Metës dhe, njëkohësisht, nena e tre fëmijëve të arrestuar mund të jetë iniciatorja kryesore në vrasjen e 50-vjeçarit dhe asgjesimin e trupit.

Blerina Meta është lënë qëllimisht e lirë nga policia për të zbuluar detaje të tjera që grupit hetimor i duhen për të zbuluar të vërtetën.

Hetuesit po mbajnë në survejim me metoda speciale Blerina Metën. “Nuk e besojmë se shkaku për vrasjen ka qenë historia e fejesës. Ne mendojmë se diçka tjetër fshihet.

Ata sakrifikuan kryefamiljarin që të mos dilte ai sekret nga gjiri i familjes.

Po punojmë me intensitet, me metoda aktive dhe proaktive. Kemi dyshime të forta se indiciatorja kryesore e kësaj ngjarje është Blerina Meta,” thanë burime nga grupi hetimor.

Scroll to Top