Emiljano Pine alias Jorgo Prifti, rreth 40 vjeç dhe Ilo Lluka janë viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj mërkure në Korçë.
Policia deklaroi se kemi të bëjmë me një vrasje dhe më pas vetëvrasje.
Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një problem pronësie të pështjelluar brenda një krimi me qendër familjen.
Babai i Ilo Llukës bashkëjetonte me mamanë e Emiljano Pines. Babai i autorit të dyshuar ka dashur që shtepinë e tij t’ia linte trashëgim Emiljano Pines, djalit të bashkëjetueses.
Ilo Lluka që jetonte në Greqi, ka ardhur në vendin e ngjarjes aty ku Pine ka qenë në lokal duke pirë kafe
Në një moment i ka kërkuar për të dalë jashtë dhe në çastin që ka qenë te porta e lokalit e ka qëlluar katër herë duke e lënë të plagosur rëndë e më pas ka qëlluar veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
40-vjeçari Emiliano Pine sipas mjekëve nga plagët e marra e ka pasur të pamundur të mbijetonte.
Fundi i kësaj ngjarjeje, shumë i dhimbshëm: që të dy të vdekur pranë njëri-tjetrit.