Plagosi me armë zjarri një person, vetëdorëzohet autori

Editor
1 Min Read

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, ku mbeti i plagosur një 57-vjeçar pas konfliktit të çastit, ndërsa pasditen e sotme autori është vetëdorëzuar në polici.

I plagosuri është 57-vjeçari Artan Goga, tregtar makinash, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai u godit në shpatull, nga 43-vjeçari P. Merlika.

“Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Pas një konflikti të çastit të ndodhur mes dy vëllezërve dhe personit tjetër, situata ka agravuar deri në shkrepjen e armës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *