Duket se zjarret janë kthyer në kryefjalë këtë mbrëmje në Elbasan edhe pse temperaturat janë relativisht të ulëta.
Raportohet se vetëm gjatë kësaj mbrëmje janë evidentuar 3 vatra zjarri në mbarë qytetin.
Zjarret janë të pranishme në lagjen “28 Nëntori”, “Kusarth” dhe fshatin Shirgjan.
Flakët kanë djegur vetëm disa shkurre dhe mësohet se forcat zjarrfikëse kanë arritur të izolojnë të 3 vatrat.