Në qendër të Szczecinit në Poloni, një shofer ka përplasur me veturë një grup këmbësorësh dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
“Një veturë me shpejtësi goditi një grup njerëzish që kalonin vendkalimin e këmbësorëve”, ka thënë Tomasz Kubiak, përfaqësues i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve Szczecin, për TVN24 polake.
Nga aksidenti janë lënduar 17 persona, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa kohësh është arrestuar, sipas TVN23.