JiL.al - Jeto i Lumtur

ja sa gjoba kanë vendosur gjatë muajit shkurt

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka bërë bilancin e muajit shkurt.

Sipas bluve të Gjirokstrës gjatë muajit shkurt janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 13 leje drejtimi.

Në këtë kuadër, gjatë muajit shkurt, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1579 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

“Kontrollet e shërbim eve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse”, njofton Rrugorja e Gjirokastrës.

Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Scroll to Top