Ditën e sotme, do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, ndërsa pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.
Programi për inaugurimin e bazës është i ngjeshur, ndërsa në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s.
Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu, edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.
Rindërtimi i për bazën ajrore të Ku֛çovës, nisi në janar të vitit 2022. Ish-baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952, për t’i shërbyer Traktatit të Varshavës, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.
Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.
Për këtë bazë nga NATO, janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.
Pas përfundimit, baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike.
10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja
10:25 Fillimi i ceremonisë
10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI
10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI
10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS
10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan
10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David WISNER
10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER
11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO
11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA
11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA
11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ
11:30- 11:45 Air Show