TIRANË- Në Portin e Durrësit janë sekuestruar mbi 53 mijë euro, të cilat do të futeshin në Shqipëri pa asnjë deklarim.
Për këtë u vu në pranga një 30-vjeçar, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë. Sipas policisë, shuma monetare ishte fshehur në një furgon.
Nga kontrolli u gjetën dhe gjashtë celularë dhe disa veshje, të cilat nuk do të deklaroheshin në kufi.