Siaps policisë, mjeti i drejtuar nga M. M., 28 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues M. Q rreth 51 vjeç, si pasojë është lënduar lehtë ky i fundit.
‘Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin M. M., 28 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Q., rreth 51 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia.