Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit të PD, Flamur Noka i ftuar në një program televiziv ka deklaruar se emërimi i dy nënkreytarëve Bardhi dhe Gjekmarkaj ka qenë një masë e jashtëzakonshme e marrë në një situatë po të tillë.
Noka u shpreh se gjithçka ka kaluar në votë të demokratëve dhe është zhvilluar një mbledhje që ka zgjatur rreth 3 orë.
Gazetari Erl Murati ka krahasuar këtë me mbledhjet e socialistëve duke thënë se edhe Rama bën mbledhje, por në fund nuk respekton statutin e partisë.
Noka ka replikuar duke thënë se nuk mund të barazohet me Ramën dhe se çdo masë është ndërmarrë konform statutit dhe votës.
Noka: Në situata të jashtëzakonshme merren masa të jashtëzakonshme duke i bazuar te statuti dhe vota. Një nga vlerat e kësaj partie është demokracia e brendshme. Gjithçka ka kaluar në votë të demokratëve, nuk është demokraci të bësh mbledhje 3 orë për të nxjerrë këtë?
Murati: Mbledhje bën dhe Rama, por në fund nuk respekton statutin.
Noka: Më gjeni një nen të statutit të shkelur. Ukraina është në luftë dhe ka marrë masa të jashtëzakonshme. Edhe ne kemi marrë masa të tilla konform statutit dhe votës. Anëtarët janë të zgjedhur me votë nga demokratët. Kjo është vota. Për asnjë moment asnjë nga drejtuesit e zgjedhur dje në Kryesi janë pa votë. Nuk më barazon dot me Ramën!