JiL.al - Jeto i Lumtur

I mituri përfundoi me plagë në spital, policia sqaron konfliktin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia ka sqaruar konfliktin në Gjirokastër mes dy 15-vjeçarëve, ku një prej tyre mbeti i plagosur.

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top