Automjeti merr përpara qytetarin me biçikletë

Editor
1 Min Read

Një aksident u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, duke lënë pas një person të plagosur.

Policia sqaroi se shtetasi B. Z., 65 vjeç, udhëtonte me biçikletë në momentin kur u godit nga një automjet tip Benz.

“Sot me datë 09.03.2024 rreth orës 07:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”, shtetasi A. R., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. Z., 65 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi B. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *