Shoferi merr para shtyllat e ndriçimit në Berat

Editor
1 Min Read

Berat – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë e madhe”.

Një automjet tip “Skoda, duke udhëtuar drejt daljes së qytetit ka humbur kontrollin dhe ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës.

Si pasojë e aksidentit automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara e drejtuesit 28-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, prej më shumë se gjysmë ore vijon të jetë pa ndriçim rruga e By Pass-it.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *