Të shtëna me armë zjarri në një lokal, tre të plagosur

Editor
1 Min Read

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e para të së dielës në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, ka thënë për Koha.net se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.

Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur brenda një lokali rreth orës 00:10.

“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informacionet për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Fan Stilian Noli’ në Gjakovë, ku për pasojë tre persona kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe personave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar”, ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se janë duke kryer procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

Më tej është bërë e ditur se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *