Është krijuar Diaspora Shqiptare në Greqi.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale, ndërsa krijimi i DSHG shihet si një përqasje e re dhe e domosdoshme për organizimin dhe përfaqësimin e shtetasve shqiptarë rezidentë në Greqi në baza gjithëpërfshirëse dhe demokratike, me kulturë bashkëpunimi dhe etikë komunikimi.
DEKLARATA E DIASPORËS SHQIPTARE TË GREQISË Ne, përfaqësues të organizimeve të shkallës së dytë dhe dhjetëra shoqata dhe organizata të emigrantëve, si edhe veprimtarë të shquar të emigracionit shqiptar në Greqi, të mbledhur në qytetin e Selanikut më datë 25 shkurt 2024, shpallim njëzëshëm dhe zyrtarisht themelimin e Diasporës Shqiptare në Greqi.
Krijimi i DSHG përbën një përqasje të re, të domosdoshme, kalimin në një nível tjetër për organizimin dhe përfaqësimin e shtetasve shqiptarë rezidentë në Greqi në baza gjithëpërfshirëse dhe demokratike, me kulturë bashkëpunimi dhe etikë komunikimi.
Në datë 12 dhjetor 2023, ne publikuam Thirrjen për themelimin e Diasporës Shqiptare në Greqi, duke ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në diskutimin e hapur për të hartuar Statutin e këtij organizimi, që tu përgjigjet sa më mirë kërkesave dhe sfidave të kohës.
U zhvilluan mjaft takime me përfaqsues organizatash dhe veprimtarë të shquar me një shtrirje gjeografike nga e gjithë Greqia; nga Atika, Greqia e Veriut, Kreta, Peloponezi, Epiri, Thessalia, Greqia Perëndimore etj.
Diskutimet, këmbimi i ideve, përvojat pozitive të organizatave dhe veprimtarëve të shquar në diasporë u shoqëruan me aksione konkrete pranë faktorëve politikë dhe institucionalë të nivelit më të lartë në Greqi.
Brenda periudhës dhjetor 2023 deri në muajin shkurt 2024, përfaqsitë e DSHG kryen takime zyrtare pune me kryetarë partie, me ministra dhe deputetë të tre partive kryesore parlamentare greke, Nea Dhimokratia, SYRIZA dhe PASOK-KINIMA ALLAGIS.
Në takimet e përfasuesve të DSHG me faktorët politikë grekë, u dëshmua aftësia jonë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit, kultura e lartë e dialogut me politikën greke me jehonë dhe ndikim të madh në opinionin e gjerë grek dhe shqiptar, në të dy vendet tona. Përfaqësuesit tanë ligjor kanë kryer të gjitha proceduarat e nevojshe konform ligjeve në fuqi dhe kanë depozituar pranë gjykatës së Athinës kërkesën dhe Statutin për njohjen ligjore të themelimit të organizimit të shkallës së tretë me emrin “Diaspora Shqiptare në Greqi” (Η Αλβανική Διασπορά στην Ελλάδα) me qendër në Athinë.