.
Për këtë arsye regjimi i ashpër që gjendet brenda 313 është mbyllur për tu përshtatur për vendin ku do mbahen të penduarit e drejtësisë
Mediat bëjnë me dije se mbas mbylljes së 41 bissit në Tiranë, funksional do të vijojë të jetë vetëm një regjim i ngjashëm që ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Kapaciteti i 41 bissit të Peqinit është për 40 të burgosur, ndërkohë që të gjitha qelitë e 41 bissit të mëparshëm në kryeqytet janë kthyer në burgun e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Në ambientet e godinës që u promovua ku do të mbaheshin njerëzit e krimit të organizuar që japin urdhra nga qelia, janë zhvendosur të arrestuarit që kanë statusin e të penduarit dhe që kanë folur apo po flasin për llogari të hetimeve të drejtuara nga SPAK.
Ky ndryshim sipas të njëjtave burime është bërë për të garantuar siguri absolute të jetës së të penduarve dhe njëherazi transport efikas dhe të menjëhershëm, për cdo rast kur prokurorët çmojnë pyetjen e tyre. Meqenëse godina e 313 lidhet me tunel nëntokësor me Gjykatën e Posaçme, ky element është konsideruar si masë e domosdoshme.
Për momentin në burgun e të penduarve mbahen tetë dëshmitarë drejtësie, ndërsa 3 të tjerë mbahen në një burg tjetër. Regjimi i ashpër kopje e modelit Italian, hapi dyert gjatë kohës kur ministria e drejtësisë drejtohej nga Etilda Gjoni dhe ishte llogaritur që të mbikëqyresh me rregulla të forta gati 200 të burgosur
Por ndonëse ishte kryer një parashikim i tillë, aktualisht në 41 biss janë vetëm Sokol Mjacaj dhe Ilir Kupa, edhe ata nën gjykim mbasi e kundërshtojnë regjimin në Gjykatën e Posaçme.