JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Çmendet’ moti në këtë vend, raportohet për tre të vdekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Francë, pasi janë përfshirë në përmbytjen në rajonin Gard e shkaktuar nga stuhia Monica,

Sipas lajmeve në mediat vendase, mësohet se janë gjetur trupat e pajetë të 2 grave që u përfshinë në përmbytjen pas reshjeve ekstreme në Goudargues në rajonin Gard dhe të një shoferi 62-vjeçar në rajonin Gagnieres.

Po ashtu autoritetet kanë ndarë informacionin se janë ende të zhdukur babai dhe dy fëmijët e tij të cilët tentuan të kalojnë me automjetin e tyre urën në Dions dhe të një 70-vjeçari në Ardech.


Shërbimi Meteororlogjik francez, Meteo France njoftoi se në rajonet Ardeche, Bouches-du-Rhone, Charente-Maritime, Gard, Gironde, Pyrenees-Atlantiques, Var dhe Yonne vazhdon rreziku i përmbytjeve për shkak të shirave intensive dhe se niveli i alarmit është përcaktuar si portokalli.

Qytetarët në rajonet ku stuhia është efektive u paralajmëruan që të “mos dalin nga shtëpitë e tyre”.

Scroll to Top