Deklarate policisë:
Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrsit pasi vidhte banesa dhe subjekte të ndryshme në Durrës. 36-vjeçari me inicialet J.N është banues në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij për ta vënë përpara drejtësisë.
Si rezultat i hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e vjedhjeve në banesa/subjekte të ndryshme në territorin e qarkut, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin J. N., 36 vjeç, banues në Ohër.