JiL.al - Jeto i Lumtur

Tërmeti i fuqishëm godet zonën e Vezuvit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tërmet është ndjerë në disa lagje të Napolit dhe në disa bashki të provincës, mbrëmjen e djeshme. Në mediat sociale, shumë banorë të zonës raportuan se kishin ndjerë një “tërmet të fortë”.

E frikshme/ Tërmeti i fuqishëm godet zonën e Vezuvit, pak

Tërmeti me magnitudë 3.0 ishte në një thellësi prej 1.3 kilometrash. Shumë familje, veçanërisht ato që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave, dolën në rrugë, por nuk raportohet për dëme për momentin.

Toka në shpatet e Vezuvit fillon të dridhet përsëri, në një kohë kur kanë mbetur vetëm pak ditë deri në përvjetorin e shpërthimit të fundit që daton 80 vjet më parë, në 1944. Zona e prekur nga tërmeti shkon nga periferia lindore e Napolit në komunat Pollena Trocchia, Massa di Somma dhe Sant’Anastasia.

Prej muajsh, një tjetër zonë sizmike ka shkaktuar shqetësim në zonën napolitane, ajo e Campi Flegrei. Më 8 mars një tërmet me magnitudë 3.4 ballë kishte epiqendër në detin e Bagnolit. Më 11 mars, tërmeti erdhi nga thellësitë e Vezuvit, një vullkan i fjetur nën mbikëqyrje të posaçme, i cili për momentin nuk tregon shenja të një rreziku të veçantë.

Scroll to Top