Një punonjës policie dhe kunati i tij janë plagosur mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Gazetari Bepin Kolvata, ka siguruar foton e policit të plagosur, 30-vjeçarit Gjergj Ndërshtiqaj.
Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe kunati i Ndërshtiqajt, Gjin Nika 28-vjeç.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.