JiL.al - Jeto i Lumtur

Përleshen fizikisht deputetët në Parlament

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kantonit të Sarajevës të Bosnje-Hercegovinës, Haris Zahiragiç dhe Elvis Vreto janë përleshur fizikisht.

Zahiragiç iu afrua kryetarit, Elvedin Okeriç (NiP) dhe e kërcënoi verbalisht. Më pas, Vreto është afruar në përpjekje që ta qetësojë, por Zahiragiç me shumë agresivitet e largoi prej tij.

Vreto nuk u përgjigj ndaj agresivitetit, por konfliktit iu bashkuan edhe përfaqësues të tjerë, që u përpoqën ta qetësojnë situatën. Më pas, Okeriç shpalli pushim dhe ndërsa Zahiragiç vazhdoi me ofendime të ashpra verbale ndaj Okeriçit.

“Turp të kesh plak”, tha disa herë Zahiragiç. Përfaqësuesit e tjerë të SDA-së në Kuvend arritën ta qetësojnë Zahiragiçin dhe situata iu kthye normalitetit në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës.

Scroll to Top