JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë në Durrës Makina përplaset me shtyllën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi sonte në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, raporton noa.al. Bëhet fjalë për katër persona të plagosur, dy meshkuj dhe dy femra.

Shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V. dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Scroll to Top