Moti merr “kthesë” e fortë ditën e dielë

Editor
2 Min Read

Vendi ynë gjatë ditën së shtunë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me kthjellime si dhe vranësira mesatare e kalimtare.

Ndërsa të dielën moti merr “kthesë” dhe do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat i periferisë së një qendre të ulët presioni me origjinë verilindore.

Moti të dielën do të jetë më intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.

Njoftimi i SHMU:

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me kthjellime si dhe vranësira mesatare e kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Ditën e Diel moti do të jetë I paqëndrueshëm si rezultat I periferisë së një qendre të ulët presioni me origjinë verilindore.  Moti do të jetë më intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 7-11m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Kthjellime e vranësira, ja si parashikohet temperaturat/ Moti merr
Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *