TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme asamblenë e Partisë Socialiste.
Mësohet se mbledhja do të zhvendoset në Gjirin e Lalz it, në një prej resorteve që ndodhen aty.
Fjala hapëse e Ramës në asamblenë e PS-së do të jetë e hapur për mediat.
Ndërkohë që fokusi i Ramës në parti, këto kohë ka qenë rigjenerimi i partisë si dhe anëtarësimet e reja.
Ende nuk dihet nëse do të ketë ndryshume në radhët e drejtuesve të qarqeve apo të kabinetit qeveritar.
Ndërsa në 12 qershor PS ka njoftuar se do të mbledhë kongresin e partisë.