Policia e Shkodrës gjatë kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë dhe parandalimin e kriminalitetit ka konstatuar një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i pa pajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor.
Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.