Një shtetas është paraqitur në policinë e Vlorës dhe ka denoncuar largimin nga banesa të vajzës së tij.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës, e cila prej dy ditësh është larguar dhe nuk është kthyer në banesë.
“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi V. I., banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.