Biden telefonatë me Netanyahun, zbardhet tema

Editor
1 Min Read

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike të hënën, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në Gaza, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Biden foli me kryeministrin Benjamin Netanyahu të Izraelit për të diskutuar zhvillimet e fundit në Izrael dhe Gaza, duke përfshirë situatën në Rafah dhe përpjekjet për të rritur ndihmën humanitare për Gazën”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të shkurtër pas përfundimit të telefonatës.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se detaje të plota të diskutimit të tyre do të bëhen publike së shpejti. SHBA mbetet aleati më i afërt i Izraelit dhe ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake, por mediat e huaja kanë raportuar së fundmi për një marrëdhënie të trazuar mes Biden dhe homologut të tij izraelit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *