Shiste kanabis pranë shkollave, vihet në pranga i autori

Editor
2 Min Read

TIRANË-Vijon megaoperacioni ‘Tempulli 2’ në mbarë vendin. Në kryeqytet shërbimet e Komisariatit nr.6 vunë në pranga një 31-vjeçar dhe sekuestruan disa doza narkotike kanabis gati për shitje. E.N., banues në Tiranë, shiste lëndë narkotike në doza në zonën e Kombinatit.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacione se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në doza, në Kombinat, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Kombinat, kapën shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në Kombinat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. N. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme’ citon policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *