U arrestua për vrasjen e Bejtjas, zbulohet lidhja e Ervis Martinajn

Editor
2 Min Read

lir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, është 41-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në fshatin Larushkë, Fushë-Krujë.

41-vjeçari rezulton të jetë kushëriri i Ylli Brahimit, një emër i njohur për policinë, i cili i ka shpëtuar disa atentateve dhe i cilësuar si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, personazhi i njohur i botës së krimit dhe lojrave të fatit.

Ka dyshime se 41-vjeçari, të cilit iu gjetën në shtëpi, dokumente të falsifikuara kosovare, të jetë paguar për vrasjen e Bejtjas. Në atentatin e ndodhur mesditën e 15 marsit, dyshohet se kanë marrë pjesë 4 persona, pasi edhe në automjetin e djegur të autorëve, u gjetën 4 kallashnikovë.

Beqaraj doli zbuluar pas përdorimit të automjetit tip “Golf” në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu. Ky i fundit është ndaluar dhe shoqëruar në polici, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Në shtëpinë e 41-vjeçarit Beqaraj, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70.

Për vrasjen e Gentian Bejtjas, pak ditë më parë, policia shoqëroi shtetasin Valter Bami, i arrestuar edhe më parë për atentatet ndaj ish-policit Bejtja. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *