Forcat e Armatosura greke janë vënë në gatishmëri pasi një avion F-16 i Forcave Ajrore u rrëzua mesditën e sotme në ishullin Psathoura, pranë Alonissos, në Sporades. Medat greke raportojnë se piloti është larguar. Dëshmitarë nga zona thonë se kanë parë një parashutë në horizont.
Një helikopter ‘Super Puma’ u ngrit për të shkuar në zonë me raportet fillestare që thonë se piloti tashmë është lokalizuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet me dije se F-16 ishte nisur nga Larisa dhe ishte në formacion me katër avionë të tjerë luftarakë.