Ish-gjyqtari i njohur pjesë e ‘Rithemelimit

Editor
1 Min Read

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni i futet politikës. Mësohet se në kuadër të riorganizimit të PD-së së Berishës, pak ditë me parë u lajmërua nisja e garës për të zgjedhur 19 kryetarët e rinj të degëve të kësaj force politike.

Gjithashtu bëhet me dije se një nga kandidatët të cilët do të garojë për kreun e PD Lezhë, është Gjin Gjoni. Kujtojmë se Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen si Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë në vitin 2020, para se të kalonte në procesin e vetingut.

Gjyqtari Gjoni u shortua për t’iu nënshtruar procesit të vetingut në vitin 2018, ndërkohë që në tetor të të njëjtit vit ai mori leje prindërore 2-vjeçare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gjoni pretendonte se vettingun po e kalonin vetëm “shërbëtorët e politikës” dhe ata që “firmosin dhe vulosin pa menduar”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *