Gjashtë javë pas rënies së zjarrit, Urgjenca e Kardiologjisë

Editor
1 Min Read

Pas zjarrit që përfshiu Urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” më 11 shkurt, situata në këtë godinë mbetet kaotike. Pas 6 javësh, ende asnjë zgjidhje nga autoritetet për qytetarët që shkojnë për të marrë ndihmën e shpejtë në këtë spital.

Mësohet se nuk funksionon urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT dhe ajo e Kardiologjisë.

Sallat e operacioneve në Urgjencën e Kardiologjisë janë jashtë funksionit.

Një papërgjegjeshmëri totale nga ana e autoriteteve, të cilat edhe pas 6 javësh nga rënia e zjarrit, nuk kanë marrë masat për ta kthyer funksionale këtë godinë, pra në shërbim të pacientëve.

Situata është skandaloze, pasi rastet e urgjencës dërgohen tek spitali i Traumës dhe Sanatoriumi. Një mbingarkesë kjo për spitalin e Traumës dhe Sanatoriumin.

Në lidhje me zjarrin, pati edhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës, e cila regjistroi procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Por ky procedim penal u regjistrua pa persona në hetim, duke u konsideruar ngjarja si aksidentale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *