Policia kufitare arreston 4 persona, sekuestron  mijëra euro

Editor
2 Min Read

Policia kufitare në Rinas, Morinë e Durrës, sekuestron 2 pasaporta të fallsifikuara dhe mijëra euro.

Departamenti i Policisë Kufitare njofton se po ushtrohen kontrolle të imtësishme në hyrje/dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, si dhe për ndalimin e shtetasve në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht.

Në 3 pkk në vend janë vënë në pranga 4 shtetas dhe po procedohet penalisht 1 tjetër, për: •falsifikim, •mosdeklarim të hollash, •në kërkim ndërkombëtar nga 2 shtete ose •në kërkim për kontrabandë. Gjithashtu janë sekuestruar sekuestruar 2 pasaporta të dyshuara të falsifikuara dhe rreth 17 000 euro.

‘📍PKK Morinë/Në hyrje u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Jeton Dervishaj, 38 vjeç. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

📍PKK Rinas

Në dalje u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. M., 26 vjeç dhe L. C., 23 vjeç, pasi kanë paraqitur 2 pasaporta që dyshohet se janë të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan këto 2 dokumente.

Në hyrje u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Hasan Gatali (Qazimi), 40 vjeç, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

📍PKK Port Durrës/U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar Rr. I., 54 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, rreth 17 000 euro që ky shtetas synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të juridiksionit të përgjithshëm, për veprime të mëtejshme’, informon policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *