JiL.al - Jeto i Lumtur

5 mijë forca speciale për operacione sulmuese

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Serbia ka vendosur që të shtojë numrin e forcave speciale ushtarake nga 1500 sa ka aktualisht në 5000.

Sipas një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, investimet thelbësore në armatim dhe zgjerimi i forcave speciale mund të tregojnë përgatitjet në Serbi për operacione speciale ushtarake: “Kjo llogaritje strategjike sugjeron se rritja e forcave speciale nga ana e Serbisë nuk është thjesht një masë mbrojtëse, por një përgatitje e llogaritur për operacionet e mundshme sulmuese. Një forcë e tillë, pikërisht për shkak të madhësisë dhe natyrës së kapaciteteve të saja, mund të rreshtohet për të mbrojtur interesat e Serbisë në mënyrë agresive brenda rajonit”.

Forcat speciale angazhohen në operacione të tilla si sabotimi, kundërsabotimi, kundër kryengritjes dhe operacione speciale duke ofruar fleksibilitet dhe një sërë opsionesh taktike që mund të përdoren përtej skenarëve të luftës konvencionale. Për të arritur te numri 5000 i efektivëve, Serbia ka ulur kriteret e pranimit për forcat speciale dhe ka rritur ndjeshëm pagat dhe shtesat e këtyre efektivëve për ta bërë më tërheqëse se pozicionet e tjera ushtarake.

Organizatave të sigurisë së Kosovës iu rekomandohet të vazhdojnë me hartimin dhe stërvitjet e planeve të reagimit për skenarë të ngjashëm sikurse ajo me Banjskën.

Refki Morina, nënkolonel në pension i policisë, shprehet: “Raste të tilla janë një lloj agresioni jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj shteteve të Ballkanit dhe kjo e mundëson që edhe Kosova të ketë kujdes me institucionet e veta, por edhe shtetet e Ballkanit gradualisht të fillojnë të shohin armatimin e  tyre ku janë dhe të armatosen për mbrojtjen e vendeve të tyre”.

Ndërkombëtarëveiu kërkohet që të kenë gjuhë të qartë ndaj Vuçiçit në mënyrë që të parandalohet më e rënda.

“Pushteti serb i cili shumë pak, ose aspak, nuk dallon nga regjimi i Millosheviçit duhet t’i bëhet e qartë, për arsye se trupat e KFOR-it janë në Kosovë dhe mund të rrezikohen dhe ata nëse rrezikohet sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës, t’i bëhet e qartë të mos luajë me zjarr në kufi me Kosovën dhe me shtetet e Ballkanit”, tha Morina.

Kosovës gjithashtu i kërkohet të ketë Forcat e Reagimit të Shpejtë të pozicionuara nëveri dhe të gatshme për të ndërhyrë në një fazë të hershme nëse një operacionsi Banjska është në zhvillim e sipër.

Scroll to Top