JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet shqiptari në Itali, ja akuzat 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia italiane ka sekuestruar 31 kilogramë kokainë në zonën e Ravenës mbrëmjen e djeshme.

Droga ishte vendosur brenda një makine që drejtohej nga një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Godo.

Policia e ndoqi dhe më pas ndaloi shqiptarin, i cili, siç raportohet nga Resto del Carlino, fillimisht u mbyll në makinë, duke i rezistuar arrestimit, për t’u rrethuar nga efektivët të cilët më pas e shoqëruan atë në selinë e Guardia di Finanza të Ravenës.

Përveç sekuestrimit të 27 blloqeve kokainë, me vlerë mbi 3 milionë euro, ushtarakët sekuestruan edhe dy telefona dhe makinën e 40-vjeçarit.

Sipas informacioneve të raportuara, burri punonte si bojaxhi shtëpie dhe kishte një precedentë të pastër kriminal. 

Scroll to Top