Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, lihen në burg dy të arrestuarit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, dy të arrestuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas, më 15 mars në Larushkë të Fushë-Krujës.

Në lidhje me masën e sigurisë, avokati i të dyshuarve deklaroi se dy të arestuarit dhe tashmë të burgosur, nuk kanë lidhje me ngjarjen.

“Ne kërkojmë që të kryhet ekspertimi i GPS në makinë. Të arrestuarit nuk kanë lidhje me ngjarjen. Prokuroria nuk provoi që makina është e të arrestuarve. Prokuroria nuk provon se kush ishte në mjetin me xhamat e zinj”, deklaroi avokati i dy të dyshuarve.

Scroll to Top