I vodhi telefonin dhe kuletën 84-vjeçarit e pëson 18-vjeçari 

Editor
1 Min Read

Një 18-vjeçar ka përfundunduar në prangat e policisë së Pogradecit, si autor i dyshuar i vjedhjes së telefonit dhe kuletës së një të moshuari.

Shtetasit M. L.. u arrestua në flagrancë nga efektivët pasi i mori telefonin dhe portofolin 84-vjeçarit. Gjatë kontrollit fizik atij iu sekuestrua dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Nga verifikimet paraprake rezultohet se 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim për një rast tjetër vjedhjeje 4 ditë më parë, ku i mori telefonin një 49-vjeçareje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 18 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, i ka vjedhur celularin dhe kuletën, një 84-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. L. iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa. Më tej, nga verifikimet rezultoi se 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim më datë 18.03.2024, pasi në fshatin Memëlisht, i ka vjedhur celularin një 49-vjeçareje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *