I paligjshëm me 15 mijë paund me vete, dënohet me burg

Editor
1 Min Read

Një shqiptar që mbante 15,000 £ në një qese plastike u arrestua nga policia pasi e kishin parë atë duke vepruar “në mënyrë të dyshimtë”.

Rusten Gjoni po ecte përgjatë rrugës Corporation në Newport kur tërhoqi vëmendjen e policisë. 38-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm pak ditë më parë, pasi ishte futur në vend ilegalisht nga kontrabandistët.

Në intervistën e tij në polici Gjoni u tha oficerëve se paratë ishin për të paguar njerëzit që e kishin ndihmuar të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se kishte hyrë në vend me një kamion nga Spanja ku kishte qenë për rreth katër vjet.

I pandehuri refuzoi të thoshte se kujt ia kishte borxh paratë.

Gjoni tha se donte të ribashkohej me gruan dhe fëmijët e tij që janë në Mretërinë e Bashkuar dhe po aplikojnë për azil.

Ai tha se 15,000 £ ia kishin dhënë hua miqtë.

I pandehuri u deklarua fajtor për hyrjen e paligjshme në Britani më 27 nëntor të vitit të kaluar.

Së fundmi, i pandehuri u burgos për gjashtë muaj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *