JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjermania dënon ashpër sulmin terrorist në Moskë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Qeveria gjermane ka dënuar ashpër sulmin vdekjeprurës në Moskë. Numri i viktimave u rrit në rreth 133 vetë të shtunën. Kancelari Scholz ka shprehur ngushëllimet dhe ka thënë se Gjermania dënon sulmin ndaj të pafajshmëve.

“Ne e dënojmë sulmin terrorist të tmerrshëm kundër njerëzve të pafajshëm në Moskë”, shkroi kancelari Scholz në shërbimin e internetit, X. “Mendimet tona janë me të afërmit e viktimave dhe tek të plagosurit.” Edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri fjalë për një “sulm çnjerëzor dhe frikacak” dhe që dënohet në “çdo vend”. “Njerëz të pafajshëm, që thjesht donin të merrnin pjesë në një koncert u vranë gjakftohtësisht”, shkroi Baerbock po ashtu në X dhe shprehu ngushëllimet.

Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe foli për “lajme të tmerrshme nga Moska”. “Ngushëllimet e mia për viktimat dhe familjet e tyre, që mbajnë zi apo janë të tronditur për të plagosurit”, u tha një deklaratë të Ministrisë së Ekonomisë. E rëndësishme tani është “të zbardhet sfondi sa më shpejt”.

Scroll to Top