JiL.al - Jeto i Lumtur

Bie nga tarraca e biznesit të familjes, i riu përfundon te Trauma

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një i ri i moshës 21 vjeçare ka rënë nga taraca e biznesit të familjes në rrethana ende të paqarta.

Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

I riu po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Scroll to Top