Iu gjetën doza kanabisi në automjet, vihet në pranga 36-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 36-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Stacioni”.

Ardri Duka u vu në pranga pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, forcat e policisë gjetën një sasi kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”. Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top