Në Vlorë dhe Sarandë janë ndëshkuar drejtuesit e automjete të cilat kanë thyer rregullat e qarkullimit.
Policia thotë se për periudhën 4 deri më 24 mars janë arrestuar 6 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur/pa leje drejtimi.
Gjatë kësaj periudhe janë vendosur në total 6654 masa administrative, konkretisht:
3395 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 293 për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 374 për parakalime të gabuara;76 për xhama të errësuar;2516 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.