JiL.al - Jeto i Lumtur

Pluhuri saharian do rikthehet sëish? Ja dita e kësaj jave

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dita e djeshme ishte me pamje shumë të mjegullt në qiell dhe kjo për shkak të koncentrimit masiv të grimcave të rërës apo pluhurit saharian.

Gjendja sipoptike ishte e tillë dhe rrymimet shumë të fuqishme ajrore që vinin direkt nga Afrika veriore ishtin të stërngarkuara me grimca nga shkretëtirat e Afrikes veriore.

Po ashtu edhe shiu që ra ishte i përzier me këtë pluhur.

Edhe pse jemi nën ndikimin direkt të masave ajrore me origjinë nga Afrika veriore të cilat vetëm se do të fuqizohen duke rritur temperaturat, megjithatë do të kemi ulje të ndjeshme të koncentrimit të pluhuri saharian në atmosferën mbi viset tona.

Si rezultat cilësia e ajrit do të përmirësohet dukshëm, por ditën e fundit të muajit Mars dhe ditën e parë të Prillit do të kemi një valë të re të pluhurit saharian që do të vjen në territoret tona dhe së bashku me rritjen e ndjeshme të temperaturave do të kemi një atmosferë verore edhe pse jemi shumë herët.

Pra, dy tri ditët e ardhshme parashihet të kemi ajër më të pastër, ndërsa pluhuri saharian do të rikthehet në viset tona ditën e diele.

Scroll to Top