Izraeli nuk ndalet, bombardon Sirinë raportohet mbi 40 të vdekur

Editor
1 Min Read

Sulmet ajrore izraelite në provincën veriore të Sirisë, Aleppo, kanë vrarë më shumë se 40 njerëz, shumica prej tyre ushtarë. Vdekjet përfshinin gjashtë anëtarë të grupit të armatosur libanez Hezbollah .

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Britani, pasi ai e rriti numrin e të vdekurve në 42 dhe se dhjetëra njerëz të tjerë u plagosën. 


Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes e Sirisë tha se sulmet kishin në shënjestër disa zona në fshatrat e Aleppos. Ndërsa SOHR, monitorues i luftës, njoftoi se të paktën 36 ushtarë sirianë u vranë. Ndryshe, ushtria izraelite nuk i ka konfirmuar sulmet. Po ashtu aleatët e Damaskut, Rusia dhe Irani, kritikuan sulmet izraelite.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *