Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA

Editor
2 Min Read

Në kuadër të një vizite të përbashkët zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilën marrin pjesë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda, dhe anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, në datat 27 – 29 mars 2024, janë zhvilluar disa takime zyrtare me përfaqësues të lartë të institucioneve të drejtësisë në Washington D.C., me praninë edhe të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.

Delegacioni shqiptar është takuar me Zëvendësndihmësin e Prokurorit të Përgjithshëm, Bruce Swartz dhe Zëvendësndihmësen Kryesore të Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Yuri Kim.

Në fokus të takimeve ishte ecuria e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rëndësia që mbart realizimi me sukses i saj për krijimin e një sistemi gjyqësor eficient dhe të pavarur, me qëllim rritjen e besimit të publikut në dhënien e drejtësisë, si dhe ecjen përpara në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryetarja Zaçaj dhe Kryetari Sadushi, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u ndalën tek sfidat me të cilat është përballur gjyqësori në Shqipëri, rikompozimin e plotë të të dy gjykatave, si edhe rezultatet pozitive drejt përmirësimit të vendimmarrjes, rritjes së efikasitetit dhe transparencës.

Nga ana e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit, ata morën premtimin për të vazhduar mbështetjen e ofruar nga shteti amerikan për implementimin me sukses të reformës në drejtësi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *