Ish-gruaja sulmon ish-burrin dhe të dashurën e tij

Editor
1 Min Read

Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se ai dhe e dashura e tij janë sulmuar fizikisht nga ish-gruaja dhe vajza e tij.

Policia bën me dije se gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij).

Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raportin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *