JiL.al - Jeto i Lumtur

Sekuestrohen mbi 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbi 11 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakaijës, ndërsa poseduesit i tyre, shtetasi J. Ç., 53 vjeç, është vënë nën hetim.

Policia bën me dije se në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, 53-vjeçari u kalua për kontroll në vijë të dytë dhe paratë e padeklaruara iu gjetën në çantë.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë/Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, godasin 1 rast të mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 11 110 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari që i posedonte dhe nuk i deklaroi në dalje të RSh-së.

Scroll to Top