JiL.al - Jeto i Lumtur

Vuçiç zbulon emrin e kandidatit për kryeministër të Serbisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç do të jetë mandatues për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë.

Kjo është bërë e ditur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, shkruajnë mediat serbe.

“I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviçin për kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë”, ka thënë Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçeviç është aktualisht ministër i Mbrojtjes, i cili pritet të jetë pasues i Ana Bërnabiçit.

Scroll to Top