Moti merr kthesën e madhe, ja si parashikohen temperaturat

Editor
1 Min Read

Parashikimi i motit për javën që presim, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

“Vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore. Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30°C.

Përjashtim bën dita e martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime.

Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri.

Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Ditën e mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlerta minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Elementi erë ditën e hënë pritet të jetë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 11-17m/sek.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *